Ndikimi i përdorimit joracional të paisjeve të menqura (telefon mobil, tablet, laptop) në zhvillimin psikosocial dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjëve!

 

Organizata për zhvillim të komuniteteve HUMAN, në bashkëpunim me partnerët dhe palët e interesuara, gjatë muajit Qershor 2024 organizoi me sukses gjashtë tryeza komunale (Pejë, Deçan, Junik, Gjakovë, Klinë dhe Istog) dhe një tryezë përmbledhëse regjionale në Pejë. Qëllimi i këtyre debateve ishte shqyrtimi i situatës sa i përket shfrytëzimit enorm joracional të paisjeve të mençura (telefon, tablet, laptop…), ndikimi negativ i këti shfrytëzimi të pakontrolluar te të gjitha grupmoshat e popullatës, e posaqërisht te fëmijët dhe të rinjët, si dhe për ndikimin e tyre në gjendjen dhe sigurinë e përgjithshme publike. Në debate morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë të Policisë së Kosovës, zyrtar komunal, zyrtar të drejtorive të arsimit, zyrtar të qendrave sociale, drejtor të shkollave, mësimdhënës, përfaqësues të këshillave të prindërve, pedagog, sociolog, psikolog, mjek, nxënës, njohës të teknologjisë informative, gazetar etj.

Gjatë këtyre diskutimeve u konstatua se gjendja në këtë lëmi është brengosëse, sepse qytetarët, e posaqërisht fëmijët dhe të rinjët, janë duke i përdorur në mënyrë të pakontrolluar këto paisje, ku vizitohen faqe të ndryshme me përmbajtje josociale dhe joedukuese, e të cilat ndikojnë në mënyrë të drejpërdrejtë në zhvillimin psikosocial dhe edukimin jo të drejtë të fëmijëve dhe të rinjëve.

Prandaj, nga të pranishmit u konstatua se edhe pse janë duke u bërë mjaft përpjekje si në rrethin familjar ashtu edhe në sistemin shkollor, situata nuk është e kënaqshme.

Nga këto tryeza u rekomandua që, deri sa të përpilohet një strategji nacionale në këtë drejtim, janë të nëvojshme kampanja të vazhdueshme vetëdijësuese për të gjitha shtresat e popullatës, më shumë kampanja dhe emisione edukative mediale, si dhe më shumë aktivitete kulturore dhe sportive si dhe shoqërim/socializim fizik më të madh të fëmijëve dhe të rinjëve. Këto masa janë të nevojshme për të kontrubuar në drejtim të një edukimi më të shëndetshëm psikosocial dhe fizik për fëmijët dhe të rinjët dhe kështu për të kontribuar për një shoqëri më të shëndetshme dhe më të përgjegjëshme.

 

Këto aktivitete u orgizuan në kuadër të programit të organizatës HUMAN “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, përkrahur nga Ambasada e SHBA në Kosovë, Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL).