HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
OJQ HUMAN / Ambasada e SH.B.A. në Kosovë
Organizata për zhvillim të komuniteteve HUMAN, në bashkëveprim me partnerët e involuar në program, organizoi konferencën me qëllim të prezantimit të arriturave të deritanishme të projektit që për qëllim kryesor ka senzibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për dukuritë negative në shoqëri, me theks të veçant në kontributin e qytetarëve, e posaqërisht të rinjëve, në mbështetje institucioneve relevante në parandalimin korrupsionit.
Pas prezantimit të ariturave të projektit nga përfaqësuesit e OJQ HUMAN, të pranishmëve ju drejtuan edhe përfaqësuesit e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, Policisë së Kosovës, Institucioneve Komunale, zyreve të avokatëve, shoqërisë civile, radiove lokale si dhe ligjeruesve dhe praktikantëve përfitues në kuadër të projektit.
Përfaqësuesit e organizatës HUMAN së bashku me partnerët e tyre shprehen kënaqësinë për të arriturat e deritanishme të projektit, në përputhshmëri me qëllimet dhe objektivat e programit, dhe i inkurajuan të gjithë pjesëmarrësit që bashkërisht të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë dhe kontribojnë në zvoglimin e dukurive negative në shoqëri dhe për sundim më të mire të ligjit.
Gjatë konferences u ndanë 24 certifikata për pjesëmarrje praktikantëve, student të diplomuar të Fakultetit Juridik në kuadër të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, të cilët kanë përfunduar me sukses praktikat tremujore në gjashtë zyrat e avokatëve në gjashtë komunat e përfshira në projekt (Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik).
Konferenca u organizuan nga OJQ HUMAN, në bashkëveprim me akterët e involvuar në projektin shumëkomponentësh “Fuqizimi i lidhjeve në mes të shoqërisë civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë” I financuar në vazhdimësi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë.
Pejë, 26.09.2023