HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Tryezat e rrumbullakëta Regjionale
HUMAN të Premten me datë 30.09.2022 ka organizuar tryezë të rrumbullakët me temë: “Dukuria shqetësuese e përdorimit të narkotikeve, ngacmimeve seksuale tek të miturit dhe Trekëndëshi i komunikimit mësimdhënës, prind, nxënës, me pjesmarrës nga drejtorit e Arsimit, drejtorë të shkollave të mesme të larta, shkollave të mesme të ulta, psikolog, kryetarë të kshillit të prindërve, kryetar të kshillit të nxënësve, zyrtar policor nga njesia për komunitete, zyrtar nga qendrat për punë sociale, mësimdhënës si dhe organizata rinore të komunave të Pejës, Gjakovës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Junikut si dhe me përfaqësues të organizatave jo qeveritare të regjionit të Pejës.
Pjesmarrësit gjatë kësaj tryeze u ndane ne grupe punuese për të diskutuar mbi vështirësit/gjendjen aktuale që Drejtorati i Arsimit, institucionet shkollore si dhe institucionet tjera perkatese kanë me këto grupmosha në realizimin e obligimeve që parashihen për mirëqenjen e nxënësve/adoleshenteve të regjionit të Dukagjinit.
Në vazhdim të tryezes, pjesmarrësit në seance plenare dhanë rekomandim dhe të gjithë së bashku u dakorduan që të organizohet edhe një tryezë regjionale ku pjesëmarrës, përpos pjesëmarrësve në këtë tryezë, do të ishin edhe kryetarët e gjashtë komunave të rrafshit të Dukagjinit si dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Pushtetit Lokal dhe ministria e Financave
Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – Programi për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatim të ligjit (INL).