Takimi i rradhës i Trupës këshilluese/koordinuese e cila vepron në kuadër të projektit  ‘‘Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë“, që është duke u financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë/Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) në Kosovë, me date 05/08/2022 mbajti takimin e rradhës.

Fillimisht, pjesëmarrësit u informuan mbi aktivitetet e organizuara gjatë muajit paraprak, dhe më pasë, gjatë këti takimi u shpalosen dhe u shtjelluan problematika të ndryshme mbi sundimin e ligjit në regjionin e Dukagjinit dhe si rrjedhoje e diskutimit ky trup këshillues/koordinues dha propozim që gjatë muajit Gusht të diskutohen çështjet si:

  • Paralajmerimi per kufizimet ne energjin elektrike
  • Furnizimi I qytetareve me uje te pishem
  • Greva dhe pasojat e greves ne Arsim dhe
  • Puna e gjygjesorit dhe Prokurorise ne trajtimin e rasteve te dhunes seksuale me theks te veqnt tek te miturat