Prill, 2022

Organizata HUMAN përmes involvimit të gjashtë organizatave vendore (OJQ NRC PEJA – Pejë, OJQ F.A.J – Gjakovë, Q.R. Ardhmëria – Klinë, Vision 02 – Istog, CRCP – Osojane dhe Agimi-Isniq – Deçan) e në përpjektje të vetëdijësimit të populates mbi rëndësin e sundimit të ligjit, gjatë muajit Prill, ka ndërmarrë fushatën e rradhës duke vizituar derë në derë 270 familje në 15 fshatra të komunave të Pejës, Gjakovës, Klinës Istogut dhe Deçanit.

Përpos shpërndarjës së broshurës, vullnetarët e organizatave të sipër përmendura në bashkëbisedim me familjarët e kontaktuar kanë vërë në pah rolin kyq që qytetarët kanë në parandalimin e dukurive negative në shoqëri si dhe në zbatimin dhe respektimin e ligjeve në fuqi duke kërkuar llogaridhënje dhe kualitet nga zyrtarët institucional.