HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – Programi për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatim të ligjit (INL), organizata HUMAN në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, gjatë muajit Mars 2022 ka organizuar suksesshëm pesë (5) tryeza të rrumbullakëta, në komunat e Pejës, Deçanit, Junikut, Klinës dhe Istogut me temë “Dukuria e shpërndarjës dhe përdorimit të narkotikëve tek të rinjët”.
Përmes këtyre tryezave, organizata HUMAN kishte për qëllim që së bashku me akter të ndryshëm në komunat e lartëcekura, të identifikojnë problemet e ndryshme që egzistojne në këto komuna, me qëllim të propozimit të ideve dhe propozimeve konkrete si dhe për bashkëveprim në mes të akterëve institucional dhe jo institucional për të kontribuar në zgjidhjen e këtyre problemeve, sikurse parashihen në planin e veprimit të strategjisë shtetërore kundër narkotikëve 2018 – 2022.
Pjesmarrës në këto tryeza ishin Drejtoratet e arsimit te komunave përkatëse, drejtorë të shkollave të mesme të larta, shkollave të mesme të ulta, psikolog, kryetarë të kshillit të prindërve, kryetar të kshillit të nxënësve, zyrtar policor nga njesia për komunitete si dhe organizata rinore