Me datë 11 dhe 12 Mars 2021, me qëllim të organizimit të Tryezës së Rrumbullakët në nivel regjional, organizata HUMAN ka vizituar dhe mbajtur takime me Drejtorët e Drejtorive të Shërbimeve Publike dhe me shefat e zyreve të prokurimit të komunave Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Gjatë këtyre gjashtë (6) takimeve u diskutua mbi të dalurat nga tryezat e rrumbullakëta të organizuara në nivele komunale si dhe të dalurat nga anketimi i qytetarëve për përceptimin e tyre lidhur me sundimin e ligjit dhe Korrupsionin në komunat përkatëse.

Zyrtarët komunal u njoftuan se nga këto të dalura, qytetarët në masë të madhe kanë perceptim negativ lidhur me punën e këtyre dy njesive (Drejtoratit të Shërbimeve Publike dhe Zyrave të Prokurimit)

Zyrtarët e komunave përkatëse (Drejtorët e Drejtorive të Shërbimeve Komunale dhe Shefave të zyrës së Prokurimit) u shprehen se niveli i transparencës nga ana e tyre është i mirë duke marrë si shkas publikimin e tenderëve në faqet zyrtare të komunave.

Në këto publikime qytetarët mund të marrin të gjitha informacionet e nevojshme mbi projektet që do të realizohen në komunë/komunitet si dhe mund të njihen dhe me përgjegjësit që janë caktuar për monitorimin e këtyre projekteve.

Me qëllim të një përafrimi sa ma efikas në mes të pushtetit lokal dhe qytetarëve, të gjith pjesmarrësit e këtyre takimeve konfirmuan pjesmarrjen e tyre në tryezen e rrumbullakët me karakter regjional e cila do të organizohet përmes platformës ZOOM me datë 19 Mars 2021.