Gjatë muajit Mars 2021, u mbajten gjashtë Tryeza të Rrumbullakëta me akter të ndryshëm nga komunat e Pejës, Gjakovës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Junikut në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë” mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Tema e shtjelluar gjatë këtyre tryezave ishte “Korrupsioni si dukuri devijante në shoqërin tonë” që kishte për qëllim që të identifikohen problemet që qytetarët e këtyre komunave ballafaqohen me këtë dukuri.

Gjatë diskutimit të hapur, nga pjesëmarrësit, u diskutua shumë rreth problemeve në infrastrukturë, nepotizmit në punësime në Institucionet publike me theks të veqant në strukturat e komunave si dhe u diskutua rreth monitorimit të ekzekutimit të punëve si hallkë kyqe në parandalimin e korrupsioni.

Mu për shkak të mungesës së monitorimit të ekzekutimit të punëve në infrastruktur, u ngriten probleme të shumta rreth cilësis së punimeve e si rrjedhojë po vije deri tek dëmtimet e shpeshta qoftë në infrastrukturen rrugore, në objektet e ndërtuara publike (shkolla, ambulanta, çerdhe …..).

Nga komunitetet e caktuara siq është rasti me ato grupe të komuniteteve me nevoja të veçanta, u ngrit çështja se mu për shkak të monitorimit të dobët nga përgjegjësit që janë të caktuar për mbikqyrjen e mbarëvajtjes së punimeve, shumë shpesh po ndodh që edhe ato pak kalime ekzistuese (rampat) për njerëzit me nevoja të veçanta po mbyllen nga kompanit fituese të tenderëve.

Aktivizimi i Kshillave lokale ekzistuese në bashkësi në ato komuna ku ekzistojnë dhe formimi i tyre në ato komuna ku ende nuk janë të përzgjedhur, u pa si një element kryesor që do të ipte kontribut të çmuar në parandalimin e korrupsionit, përmes monitorimit të punëve në bashkësit lokale ku ata veprojnë.

Me qëllim të ngritjës së këtyre çështjeve që u hapen gjatë këtyre tryezave, u muar qëndrim që në tryezen regjionale ku përpos të ftuarve në tryezat komunale, të ftohen dhe përfaqësuesit e institucioneve publike, në këtë rast Drejtoret e drejtorive të shërbimeve publike dhe shefat e zyrës së prokurimit të gjashtë (6) komunave që projekti i mbulon.

Pjesmarrës në këto tryeza komunale ishin akter nga shoqëria civile si OJQ, kryetar të bashkësive lokale, student të fakultetit juridik si dhe qytetarë aktiv në komunat përkatëse.