HUMAN synon të kontribuoj në mirëqenien e shoqërisë Kosovare, përmes promovimit të sundimit të ligjit, kulturës, trashëgimisë kulturore dhe diverzitetit ndërkulturor
Gjatë muajit Tetor, janë identifikuar gjashtë zyre të avokatëve me të cilat organizata HUMAN, në kuadër të projektit “Fuqizimi i lidhjeve në mes të Shoqërisë Civile dhe Institucioneve Publike për promovimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimit me qëllim të ngirtjes së kapaciteteve profesionale të tetembëdhjet (18) juristeve të rinjë të cilët kanë përfunduar fakultetin Juridik apo janë në studime posdiplomike (master) në Univerzitetin publik “Haxhi Zeka” në Pejë.
Me anë të këti memorandumi të bashkëpunimit, përfaqësuesit e Avokaturave janë zotuar që do ju japin hapësirë dhe vemendje të konsideruar profesionale praktikantëve të cilët do ti angazhojnë në punë praktike ashtu siq parashihet në projekt.
Zyrat e avokatëve të përfshira në projekt (Avokatura e Z. Agim Shala në Pejë, Avokatura e Z. Rexhep Gjikolli në Gjakovë, Avokatura e Z. Xhafer Maloku në Klinë Avokatura e Z. Shaban Jahaj në Istog, Avokatura e Znj. Merita Binaku në Deçan dhe Avokatura e Znj. Gentijana Demhasaj në Deçan ) do të pranojnë nga tre praktikant, secili me kohëzgjatje nga tre muaj.